Ngjarjet e datës 19 korrik

min lexim

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës organizon Tryezën e Dytë të Sportit, me ç’rast do të diskutohen tema të ndryshme që ndërlidhen me çështje aktuale sportive në interes të vendit. Merr pjesë ministri Hajrulla Çeku. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 9:30)

Grupi Parlamentar i AAK-së zhvillon takim me Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE), për të diskutuar për çështjet që ndërlidhen me krizën energjetike në vend. (Zyrat e ZRRE-së, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale pret në takim drejtorin e Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës dhe drejtorin e Fondit për Sigurime Shëndetësore. (Kuvendi i Kosovës, N303, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP, për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, N10, ora 11:00)

Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të RTK-së, nga radhët e komunitetit shqiptar listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, N302, ora 11)

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) prezanton raportin hulumtues “Keqinformimi, dezinformimi dhe lajmet e rreme në mediat online në Kosovë”. (Restorant “Rings”, Prishtinë, ora 11:00)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lala zbulon ish-ministrin e Ramës që ngriti zërin kundër koncesionit, kur vendos SPAK për “fatin” e Beqaj

Story i radhës

Ndjenja e vetmisë në një çift… Shenjat që tregojnë distancën emocionale

Të fundit nga