​Ngjarjet e datës 18 shtator

September 17, 2023
1 minut lexim

Oda e Mjekëve të Kosovës shënon 10 vjetorin e themelimit të saj. (Klan Arena, në Prishtinë, ora 09:45)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi, salla C 301, ora 11:00)

Autobusi i ngjyrosur rozë fillon qarkullimin duke ofruar shërbimin e mamografisë falas.( Pritorja në rrugën “Luan Haradinaj”, te New Born, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e konstituive e komisionit hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë organizojnë ceremoni me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për donacion në vlerë prej 50,000 eurove nga kompania “Alexander Chapman Recruitment”, për mirëqenien e 35 fëmijëve pa përkujdes prindëror, të cilët gjenden në kujdesin e SOS Fshatrave. (SOS Fshatrat-Velani, Prishtinë, ora 12:00-12:30)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, do të bëjnë prezantimin e procesit përgatitor të deritanishëm dhe hapat e mëtejmë të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. (Qendra për Praktikë Narrative, Prishtinë, ora 18:00) 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Policia dhe RENEA blindojnë Vlorën/ Shoqërohen pesë persona, sekuestrohen edhe armë

Story i radhës

Ali Ahmeti: Nuk marrë në mbrojtje asnjërin që vepron në kundërshtim me ligjin

Të fundit nga

ShkoLartë