Ngjarjet e datës 17 shtator

min lexim

Vazhdon Kongresi i Dytë Klinik i organizuar nga Kolegji i Kirurgeve të Kosovës. (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 8:30)

Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale (ISEE-HSP) mban simpoziumin e 13-të ndërkombëtar me temë “Inovacioni, Shëndeti dhe Teknologjia: Qasje Multidisiplinare”. (Hotel Swiss Diamond, ora 8:30) 

Mbahet manifestimi tradicional kulturor e shkencor “ Takimet e Dom Mikelit”. (Muzeu i shkollës së parë shqipe në Kosovë në Stubull të Epërme të Vitisë, ora 10:00, nisja nga Prishtina pranë katedrales, ora 8:00) 

Organizata Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children organizojnë aktivitetin kryesor të fushatës vetëdijësuese për mosdiskriminim dhe parandalimin e përdhunimeve seksuale “Teshat nuk m’definojnë”. Ky aktivitet përmban një instalacion kundër ngacmimeve seksuale ndaj fëmijëve. (Sheshi “Skenderbeu”, në Prishtinë, ora 10:00)

Në kuadër të Javës së Lëvizshmërisë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bashkë me Komunën e Podujevës organizojnë aktivitet me biçikleta nga sheshi i qytetit përgjatë shtegut të biçikletave në rrugën “Zahir Pajaziti”. (Ora 10:30)

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës organizon përurimin e veprave letrare të Lulash Palushajt “Ma shkretnuen zemrën” dhe “Fjalë të Malësisë së Madhe – visar që s’duhet harrue”. (Biblioteka kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, ora 12:00)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çështja e Griezman përfundon te FIFA

Story i radhës

Pendarovski: “Bullgarizimi” është shpikur nga opozita për t’i frikësuar maqedonasit

Të fundit nga