​Ngjarjet e datës 15 dhjetor

December 14, 2022
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mban fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 09:30)

Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike të USAID-it në Kosovë, Joshua Mike, merr pjesë në lansimin zyrtar të Dritares së Eksportit – produkt i ri financiar i përshtatur për kompanitë e orientuara nga eksporti. (Hotel “Emerald”, ora 09:30)

Grupi për Ballkan publikon raportin “Shëndetësia në Kosovë: Emigrimi i mjekëve dhe punëtorëve shëndetësor”. (Qendra e konferencave “Orion”, ora 09:45)

Kuvendi mban seancën e radhës. (Kuvendit i Kosovës, ora 10:00)

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Iniciativa e re Sociale (NSI) prezantojnë rezultatet e anketës të zhvilluar me 1 200 qytetarë të Kosovës për marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Ministria e Mbrojtjes mban konferencën tradicionale për media, atë të fundvitit. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes, ora 10;00)

Organizohet aktiviteti “Superheronjtë në Pediatri” nga “Care for Kosovo Kids” në bashkëpunim me Klubi Alpin Prishtina.( Spitali i ri pediatrik në QKUK, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mban tryezë ku do të prezantohet raporti me titull “Përfshirja e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në vendimmarrje”. (Hotel “Afa”, 10:30)

Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për gratë e arta të Kosovës. Merr pjesë zëvendëskryeministra për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 12:00)

Kolegji Universum organizon diskutim me drejtorin ekzekutiv të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, me temën “Roli i StartUp jo-fitimprurës në Zhvillimin e Kapitalit Human dhe Ekonomik të vendit”. (Kolegji Universum, Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, ora 12:00)

Hapet ekspozita “Rrugëtimi i abetares shqip 1844-1942”.( Salla e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, ora 12:00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit lidhur me financimin e subjekteve politike në Kosovë, pas ndryshimeve të fundit ligjore. (Hotel “Sirius”, ora 13:30)

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse e ardhmja na shqetëson më shumë se e shkuara

Story i radhës

Reformat në rrugën drejt BE-së, Aterhog: Mediat, kontribues për transparencën

Të fundit nga

ShkoLartë