​Ngjarjet e datës 12 shtator

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK) mban tryezën shkencore “Rishfrytëzueshmëria e brezave të ri frekuencor UHF, VHF dhe valëve milimetrike për rrjete të komunikimeve pa tela”. (ASHAK, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë të Shoqatave të Pensionereve të Kosovës ku do të debatohet mbi hapat konkretë për ndërprerjen e grevës dhe kthimin e nxënësve nëpër shkolla. (Lokalet e Kryesisë së Pensionistëve të Kosovës, Ora 10:00)

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mban konferencë për media. (Ministria e Drejtësisë, salla 914, ora 11:00)

Kuvendi komunal i Podujevës mban mbledhje solemne për nder të Halil Kastratit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në objektin e ri të Komunës së Podujevës, ora 11:00)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pikasen dy të rinj që po transportonin 8 sirianë në aksin rrugor Vlorë -Babicë, kapet njëri prej tyre

Story i radhës

Njerëzit paragjykojnë duke u bazuar në pesë tipare

Të fundit nga