​Ngjarjet e datës 11 maj

Ngjarjet e datës 11 maj 2022.

Mbahet takimi ndërmjet hoteleve dhe kompanive turistike nga Saranda dhe atyre nga Kosova, me sloganin: “Saranda në Prishtinë”. (OEK, ora 09:00-11:00)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30 – 16:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth realizimit të Planit të punës së Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë mban konferencën “Raporti i shoqërisë civile për të drejtat e njeriut 2021”. (Ora 10:00-12:30)

Komisioni për Buxhet formon grupin punues për Shqyrtimin e Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Zyra Lokale (LBO) në Kosovë, në partneritet me Misionin e OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), organizon eventin përmbyllës të ciklit të parë pilotues të programit Transmetuesit e Paqes, si dhe lansimin e ciklit të dytë të të njëjtit program. (Ora 11:00)

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

Ministri i Mjedisit Liburn Aliu raporton në Komisionin për Mjedis. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Inaugurohet Shoqata për promovimin e turizmit malor të Kosovës. (Ora 13:00)

Inaugurohet “Parku japonez”, i ndërtuar nga Organizata Joqeveritare ” Qendra për Zhvillime Humane” dhe përkrahur nga Japan Tobacco International (JTI).(Parku gjendet pas ndërtesës së Rektoratit të Prishtinës dhe përball Fakultetit të Arteve të Prishtinës, ora 15:30)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Diktatura në demokraci, produkt i autokracisë!

Story i radhës

Shaqiri paralajmëron rikonstruimin e 30 sallave sportive në shkollat e vendit

Të fundit nga