Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton 19 Projektligje nga fusha e bujqësisë, për harmonizimin me Ligjin për Kundërvajtje. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 08:30)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban takim. E ftuar: Nita Shala – zëvendës ministre e Drejtësisë. Temë diskutimi – Raporti mbi vlerësimi i përafrimit të ligjeve, politikave dhe masave të tjera të Kosovës sipas standardeve të Konventës së Stambollit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)
Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)
Mbahet ceremonia hapëse e “Shkollës verore ndërkombëtare 2022” nga Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren dhe bashkorganizatorëve DokuFest dhe ITP-Prizren. (Kampusi i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, ora 11:00)
Zvicra shënon ditën e saj kombëtare. Merr pjesë ambasadori Thomas Kolly. (Bear Sanctuary Pristina, ora 17:00-19:00)