Një trup i pajetë është gjetur brenda një makinë të djegur në jugperëndim të Londrës.
Sipas mediave britanike, Policia po heton lidhur me rastin, ndërkohë që ende nuk është zbuluar identiteti i viktimës që është shkrumbuar brenda mjetit.
Zjarrfikësit u thirrën në Clarence Avenue në Clapham pak pas orës 2:30 të mëngjesit të sotëm, por e gjetën automjetin në flakë.
Pas shuarjes së zjarrit një trup u gjet brenda, sipas policisë – e cila tha për MailOnline se ishte ‘shumë herët’ për të dhënë detaje të tjera lidhur me ngjarjen.
Burimi: GAZETA.MK