Ngjarje e rëndë në këtë qytet shqiptar, në orët e para të vitit 2023 gjendet i vrarë me armë zjarri një 42-vjeçar

January 1, 2023
1 minut lexim

Viti 2023 ka nisur me një ngjarje të rëndë në qytetin e Dibrës. Një 42-vjeçar me iniciale M.Gj. dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri në orët e para të mëngjesit.

Njoftimi është bërë në sallën operative ndërkohë që policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur të pajetë 42-vjeçarin.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Në orët e para të mëngjesit të datës 01.01.2023, Salla Operative ka marrë njoftim se shtetasi M.Gj., në fshatin Tomin, Bashkia Dibër, ka vrarë veten me armë zjarri.

Shërbimet e policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga kryerja e veprimeve paraprake dyshohet se shtetasi M.Gj., 42 vjeç, ka vrarë veten me armë zjarri tip postoletë e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çka ndodh tash me sheshin “Xhorxh Bush”? Tregon nënkryetari i Prishtinës

Story i radhës

Luljeta Aliu paralajmëron drejtësinë “skandaloze” në Kosovë: Boll prita qe 7 vite, ju lashë me u mbush me gjynahe

Të fundit nga

ShkoLartë