Ngjarje e rëndë, babai vret me thikë dy vajzat e tij: Ishte çështje nderi

December 25, 2022
1 minut lexim

Një krim i tmerrshëm ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin Iconium të Turqisë , ku një 54-vjeçar sirian ka vrarë me thikë dy vajzat e tij të mitura.

Sipas raportimeve, Yusuf al-Ahmed vrau me thikë 17-vjeçaren Kevsher dhe 15-vjeçaren Merveh, pasi mes tyre shpërtheu një sherr në shtëpinë e tyre në bodrum.

54-vjeçari me origjinë nga Siria, menjëherë pas krimit të rëndë ka shkuar në polici dhe është vetëdorëzuar.

Menjëherë ekipet e policisë janë nisur drejt banesës së familjes për të zbardhur vendin e krimit. Aty kanë gjetur trupat e pajetë të dy vajzave të mitura, të cilat më pas u dërguan në morgun e spitalit për autopsi.

Mësohet se në momentin e vrasjes mizore ndodheshin në shtëpi fëmija më i vogël dhe një i afërm i familjes, ndërsa nëna e vajzave mësohet se ishte zhdukur.

Sipas informacioneve, 54-vjeçari Jusuf ka deklaruar në dëshminë e tij se “ne u grindëm për çështjen e nderit dhe unë humba veten”. Kur ka ardhur në vete dhe ka kuptuar se çfarë kishte bërë duke parë të vdekura dy vajzat e tij, ka shkuar në polici, ku ka rrëfyer dhe është dorëzuar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministrit të Vuçiçit s’i pëlqen ndërrimi i policëve në veri të Kosovës: 35 mbërritën sot nga Ferizaj, ka lëvizje të vazhdueshme

Story i radhës

Britney Spears nxit reagime me një postim të ri në Instagram ku shihet e zhveshur në dush

Të fundit nga

Anisa, Gjestit: Mos u ndiko nga Xheneta

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa pati një mesazh për Gjestin, teksa ishin duke biseduar. Ajo i tha që të mos ndikohet banorja tjetër e shtëpisë. “Për Xhenetën e kam
ShkoLartë