Policia ka dhënë detajet e para në lidhje me ngjarjen e rëndë e ndodhur sot në Shkodër, ku xhaxhai ka vrarë aksidentalisht nipin e tij, teksa ishin duke luajtur me çifte.
Blutë njoftojnë se pasojë e shkrepjes aksidentale të armës, ka mbetur i plagosur edhe xhaxhai 68-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.08.2022, rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.
Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J. jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes