ngacmoi seksualisht mbesen gazetarja gjyshi pinte alkool veprimet jane pohuar 680bdb89e2c6a

Ngacmoi seksualisht mbesën, gazetarja: Gjyshi pinte alkool, veprimet janë pohuar…

April 25, 2025
min lexim

Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme një 55-vjeçar që dyshohet se ka abuzuar me mbesën e tij të mitur. Lidhur me këtë ngjarje, ka folur në emisionin People Laureta Roshi, gazetare dhe njëkohësisht psikologe.

Ajo ka bërë një zbardhje të kësaj situate të rëndë dhe shpjegon se prindërit e 5-vjeçares ishin divorcuar dhe vajza e tyre ishte nën kujdestarinë e babait.

Më tej, Roshi shton se gjyshi 55-vjeçar njihej si një person që konsumonte alkool dhe nuk punonte. Ajo tregon se për shkak të rrethanave, baba i vajzës ka ikur të punojë në Sarandë duke bërë që e mitura të jetojë me gjyshin në shtëpi dhe të ndodhin veprimet abuzuese. Gazetarja thekson se këto veprime janë pohuar edhe nga persona të tjerë.

“Kemi të bëjmë me një nënë të vetmuar dhe të braktisur pas divorcit. Kemi një baba që ka marrë kujdestarin e vajzës së mitur për shkak të rrethanave ku gjendej e ëma dhe gjykata në ato momente e ka parë si mjedis më të sigurtë, mjedisin me babain. Babai e ka lënë vajzën e vet në shoqërinë e gjyshit gjithë kohën.

Gjyshi që jeton me bashkëshorten e tij në një shtëpi fshati, njihej nga të gjithë banorët si abuzues i alkoolit, si person që nuk punon dhe bashkëshortja e tij shkon herë pas here në Greqi me punën e saj që të mbajë bashkëshortin, pra gjyshin e vajzës së mitur, duke bërë kështu që të lërë vetëm burrin e saj me 5-vjeçaren. Të njëjtën gjë ka bërë edhe babai i vajzës, i cili ka zgjedhur të ikë dhe të punojë në Sarandë dhe vajza mbetet në mbështetjen e gjyshit.

Në dukje duket si një inat i asimiluar nga nëna denoncuese për rrethanat apo fatin që ajo kishte në këtë histori, por veprimet abuzuese të gjyshit janë pohuar edhe nga dëshmitarë okularë.

Është parë në veprime që në fillim të japin dyshimet si veprime përkëdhelëse në mjedisin e shtëpisë por nuk janë vetëm kaq. Nxitja e parë ishte kur nëna ka ardhur, ka marrë vajzën për të kaluar një ditë në hotel, në kushtet që po në këtë fshat ku jeton mbesa janë edhe gjyshërit nga ana e nënës të cilët kanë mohuar vajzën si mbesën e tyre për shkak të rrethanave të divorcit. Kemi një mjedis që mbart një mentalitet të kalbur”, tha Laureta Roshi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ndërron jetë 31 vjeçari nga të shtënat në Duqanxhik

nje familje kursimtaresh si e glauk konjufces ja cka kane blere dhe u kane tepruar parate 680be5251ba61
Story i radhës

Një familje kursimtarësh si e Glauk Konjufcës, ja çka kanë blerë dhe u kanë tepruar paratë

Të fundit nga

Te Vllaznia nuk humbin kohë për trajnerin

Largimi i Thomas Brdaric ka lënë stolin e Vllaznisë të “boshatisur”. Tashmë drejtuesit nuk kanë shumë kohë për të humbur, pasi duhet të gjejnë timonierin e ri për të nisur më pas
ShkoLartë