Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Nga “zakoni” i Kadaresë që të shkruante në kafene te batuta e fundit që ia tha Blendi Fevziut – Gazeta.mk

Nga “zakoni” i Kadaresë që të shkruante në kafene te batuta e fundit që ia tha Blendi Fevziut

min lexim

Sot, shqiptarët humbën një nga shkrimtarët më të shquar, Ismail Kadarenë. Vdekja e tij u lajmërua në mëngjesin e hershëm, duke sjellë hidhërim dhe reflektim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në letërsinë shqiptare dhe botërore.

Gazetari Blendi Fevziu kujtoi takimin e tij të fundit me Kadarenë, më 15 mars.

Fevziu ndau një moment të veçantë, ku Kadareja, me humorin e tij të hollë, i kishte thënë: “Jam bërë sikur personazhet e mi”. Fevziu ia kishte kthyer batutën, duke i thënë “nëse do arrish një nga personazhet tua do të ishte fati i madh, por kam frikë se gjitha jetën Ismaili nuk do të arrij personazhet e Ismailit…”

Fevziu ka treguar se Kadare ka qenë një frymëzim për të, teksa ka shtuar se kolosi i letrave shqipe është intelektuali më i madh që ka pasur toka shqiptare.

“Takimin e fundit e kam pasur më 15 mars, në atë vendin ku ai rrinte zakonisht. Kam postuar edhe një video në rrjetet socialen nga ky takim. Dhe kam thënë atë që kam thënë sot që ka qene një nga njerëzit që ka influencuar më shumë në jetën time… Ky ka qenë takimi im i fundit, nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, nuk fliste shumë por ishte një takim i këndshëm edhe në momentin e parë, batuta dhe mënyra si më foli, ishte shumë interesante”, ka thënë ndër të tjera Fevizu.

Publicisti Agim Vinca, gjithashtu, foli për ndikimin e madh të Kadaresë në jetën dhe kulturën shqiptare.

Vinca tregoi se Kadareja kishte zakon të shkruante në kafene, si në Tiranë ashtu edhe në Paris.

“Largimi nga kjo botë i shkrimtarit të madh Ismail Kadare më erdhi sot rreth orës 09:00, nga një mik i imi, me mesazh. Më befasoi, më tronditi. Dhe me duket e pabesueshme sepse deri vonë Kadareja mbahej relativisht mirë për moshën që kishte. Dhe njëjti person që ma kumtoi lajmin, më tha se një jave më përpara është parë në një kafene në Tiranë, ku ai e ksihte zakon të dilte. Sepse Kadareja edhe më përpara, kur ishte në moshë më të re, zakonisht shkruante nëpër lokale, dhe në Tiranë dhe në Paris. Ky ka qenë një nga zakonet e shkrimtarisë së tij. Në Paris e ka pas një kafe, afër Sorbones… e ka pasur tavolinën e vet, unze  kam vizituar në vitin 2002 kur kam qenë në Paris. Tashti njerëzit janë të vdekshëm dhe më të mëdhenjtë. Dhe një ditë largohen nga kjo botë… vepra e tij letrare është e madhe, kolosale, është një korpusi i madh veprash, fillimisht poetike, pastaj në prozë, tregime novela e sidomos romanësh…”, ka thënë Vinca.

Kadare, ishte një nga shkrimtarët më të shquar shqiptarë dhe një nga figurat kryesore letrare në botë. Ai është i njohur për romanet, tregimet dhe esetë e tij që shpesh ndërthurin tema historike dhe politike me elemente të mitit dhe folklorit.

Story i mëparshëm

Southgate e theu një rekord të madh mbrëmë

Story i radhës

Favorizoi persona të ndryshëm duke mos i gjobitur apo kontrolluar, Prokuroria kërkon pezullimin e punonjësit të policisë

Të fundit nga