Arrestimi më drogë i Erisa Feros, specialistes së IT në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH) ka marrë vëmendjen edhe të mediave greke.
Protothema në një artikull të saj shkruan se 28-vjeçarja, e cila bëntë një jetë si gangstere u kap në kufi me Maqedoninë e Veriut duke transportuar 58 kg drogë.
Sipas medias greke ky është një skandal, ku një zyrtare e lartë me post drejtues kapet me drogë.
Teksa citon mediat shqiptare, Protothema thotë se droga vinte nga Shkodra dhe dyshohet se janë të përfshirë edhe persona të tjera nga Fushë Kruja dhe Korça.
“Ndërhyrja e policisë ka ndodhur në zonën e Qafë-Thanës, pranë një lokali ku Erisa Fero drejtonte mjetin që transportonte drogën. Në të njëjtën makinë ishte Likë Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë Kruja dhe 17-vjeçari me inicialet M.K. Njëkohësisht janë në kërkim të dy personave, një 30-vjeçar dhe një 28-vjeçar, banues në fshatin Piskupat”, shkruan media greke.
Erisa Ferro u përfshi edhe në një skandal zgjedhor
Më 22 dhjetor 2021, Erisa Ferro u denoncua për paligjshmëri në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) së bashku me 21 komisionerë të tjerë. Fero ishte anëtar i një komisioni të numërimit të votave në një zonë elektorale. Por, rezultatet e votave janë falsifikuar në Komisionin ku ajo ka marrë pjesë, ku komisioni kompetent ka bërë padi në Prokurorinë e Tiranës kundër 21 komisionerëve, mes të cilëve edhe Fero.
E reja akuzohet për pjesëmarrje në manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021, si dhe për heqjen apo shtimin e votave në favor të kandidatëve të partive të ndryshme.
Jeta në instagram
Në Instagram, 28-vjeçarja Erisa Fero ka treguar shpesh stilin e jetës së saj të veçantë dhe luksoze, ndërsa në profilin e saj ka edhe një video ku shihet teksa gjuan. “Kështu është kur gjyshi të rrit me raki dhe kallashnikov”, shkruan ai. Ndërsa në imazhe të tjera ai shihet duke tymosur një puro.