Në Mbrëmjen Gala të FSHF “Më të Mirët 2023” u shpërndanë çmimet përkatëse, në eventin që u organizua në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Fitues i Topit të Artë u shpall mesfushori i Partizanit, Arinaldo Rrapaj. 22-vjeçari është një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës kryeqytetase, por dhe të kampionatit. Kujtojmë që Rrapaj ndihmoi Partizanin për arritjen te titulli, në edicionin që shkoi.
Kurioziteti ishte i madh edhe për “Trajnerin e Vitit”. Ky çmim u fitua për herë të dytë radhazi nga tekniku Orges Shehi, i cili mposhti konkurencën e trajneri të Egnatia-s, Edlir Tetova si edhe të trajnerit të Laçit, Mirel Josa.
Ish-futbollisti i Kombëtares, Edvin Murati i dorëzoi çmimin “Këpuca e Artë” sulmuesit që u largua nga Tirana, Florent Hasani (16 gola në sezonin e kaluar).
Me interes pritej edhe formacioni i vitit. Nga Sherri në portë, deri te Dëamena në sulm, 11-shja duket mjaft e fortë. Si arbitri më i mirë u vlerësua Enea Jorgji. Në këtë mbrëmje të gjithë lojtarët e Shqipërisë u pajisën me pasaport.
Çmimet:
Talenti i vitit: Arlind Kurti
Talentja e vitit: Klaudja Borçi
Këpuca e Artë, djem: Florent Hasani.
Këpuca e Artë, vajza: Valentina Troka
Arbitri i vitit: Enea Jorgji
Trajneri i vitit: Orges Shehi
Formacioni i vitit:
Topi i Artë, Femra: Megi Doçi
Topi i Artë, meshkuj: Arinaldo Rrapaj