Nga thashethemet për arrestim e deri te krizat me bashkëshortin, Arta Bajrami flet pas lajmeve që qarkulluan për burrin e saj

May 15, 2023
1 minut lexim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ka qenë e ftuar këtë javë në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ajo i është përgjigjur plot 25 pyetjeve që lidhen me jetën e saj private dhe atë profesionale.

Ndër të tjerash, Arta është pyetur edhe nëse e kanë bezdisur thashethemet dhe lajmet e fundit që kanë qarkulluar me bashkëshortin e saj, Xhim Sekiraqa.

“Jo sepse unë kam qenë gjithmonë e drejtpërdrejtë, e guximshme, edhe kur e di që s’kam prapa çfarë të fshehëm, unë dal flas vet. Mediat zakonisht më kanë thirrur në telefon, u janë përgjigjur, nuk iu kam ikur telefonatave. Tani ka përfunduar dhe është gjithçka në rregull”, deklaroi Arta.

Ajo u pyet nëse në martesën e saj shumëvjeçare ka pasur apo jo kriza mesa saj dhe burrit.

“Kriza, ka pasur kriza të vogla që jemi pajtuar aty për aty, se ne ashtu i kemi. Se ne e duam shumë njëri-tjetrin dhe dashuria vetëm po na shtohet”, tha ajo.

Tutje, interpretuesja e hitit “Asnjë Milimetër” theksoi se nga tani e tutje, bashkëshortin e saj do ta ketë edhe menaxher.

“Xhimin e kam afër meje gjithmonë. Tani e kam edhe menaxher gjeneral dhe do të kujdeset për krejt, rreth aranzhimit të koncerteve, turneve të mija, karrierës time, të gjithave”, tha Arta Bajrami.

Përndryshe, e njëjta bëri të ditur se shumë shpejt do të sjellë në treg albumin “038”, i cili do të ketë plot 17 këngë të reja, kryesisht të zhanrit R&B.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

4 shenjat më dembele të zodiakut

Story i radhës

Trepça-Peja, ja kur zhvillohet sfida vendimtare

Të fundit nga

ShkoLartë