Nga të shtënat, deri tek motivet e vrasjes: Prokuroria jep versionin e saj për tragjedinë në Ferizaj

min lexim

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka dhënë versionin e saj mbi vrasjen që ndodhi sot në orët e hershme të mëngjesit në Ferizaj.

Prokuroria në komunikatën e saj ka thënë se sipas informacioneve të para, dyshohet se personi me inicialet Q.J, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, G.H, i cili si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.

Organi ndjekës ka treguar se motivet lidhur me ngjarjen nuk dihen, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Kurse, trupi i pa jetë i viktimës, me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, bën të ditur Prokuroria.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me datë 28 Maj 2022, rreth orës 00:53 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, tek marketi “Euro Market” kishte të shtëna me armë zjarri dhe sipas informacioneve të para dyshohet se personi me inicialet Q.J., ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G.H., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Motivet lidhur me këtë ngjarje ende nuk dihen, ndërsa, i dyshuari “Q.J “ me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin për veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kurse, trupi i pa jetë i viktimës, me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tejkalohen të gjitha barierat juridike, drejtori Medija: Nga e Hëna autobusët në qarkullim, kemi bërë një punë të shkëlqyer

Story i radhës

Transportonin 7 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër

Të fundit nga