Nga spitali i Prizrenit flasin për gjendjen e të riut që u ther mbrëmë me thikë

1 minut lexim

Një person është therur me thikë mbrëmë në lagjen Kurill të Prizrenit.

Ai ishte dërguar në gjendje të rëndë në spitalin.

Për gjendjen e tij kanë dhënë detaje nga spitali rajonal.

Shefi i mjekimit Intensiv Qendror, Mentor Rexhëbeqaj, tha se gjendja e të riut për momentin është stabile.

“Për momentin gjendja e tij është stabile. Ai iu ka nënshtruar një operimi mbrëmë ku është dashur të trajtohen plagët që i ka pasur në disa vende. Për fat të mirë nuk janë prekur zonat që kanë mundur t’ia marrin jetën në vendin e ngjarjes”, tha Rexhëbeqaj.

“Ai tani po monitorohet në mjekimin intensiv. Parametrat i ka normale për momentin dhe të shohim tutje se si do të shkojë në vazhdim”, tha ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grubi: Nuk është tabu që nesër kryeministri i RMV-së të jetë shqiptar

Story i radhës

Vidhet për të disatën herë kisha e Shën Sotirit në Korçë, grabitësit boshatisin arkën e dhurimeve

Të fundit nga