Nga sot vendimet për izolim nga COVID-19 do të jepen në formë elektronike

February 8, 2022
1 minut lexim

Vendimet për izolim nga COVID-19 nga sot mund të gjenden në formë elektronike përmes faqes vakcinacija.mk, ndërsa ka mbrojtje maksimale të privatësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në bazë të Vendimit të Qeverisë për ndryshimin e mënyrës së paraqitjes së vendimeve për izolimin e personave pozitivë me COVID-19 dhe kontakteve të tyre, ju njoftojmë se nga sot platforma në të cilën çdo qytetar që duhet të merr vendim për izolim do të kenë akses vetëm në vendimin e tyre pa pasur akses në të dhënat e shtetasve të tjerë të cilëve u është shqiptuar vendimi për izolim.

Qasja është e mundur përmes një baneri në ueb-faqen e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar (http://dszi.gov.mk/) e cili ju çon në portalin Vakcinacija.mk ose direkt në https://vakcinacija.mk/landing.

Procedura është e thjeshtë. Qytetarët që nuk kanë krijuar një profil deri më tani, do të duhet të regjistrohen në Portal duke krijuar një profil i cili mundëson gjenerimin e vendimit për izolim e cila nënshkruhet në mënyrë digjitale nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.

Të gjithë personat që deri më tani kanë profilin e tyre në vakcinacija.mk, do të mund ta gjenerojnë vendimin në të njëjtën mënyrë si çertifikatat për vaksinimin kundër COVID-19 ose që ka kaluar COVID-19.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Dimovski: Përveç rritjes së pagës minimale, duhet të harmonizohen edhe pagat tjera

Story i radhës

Barcelona dhe Sportify po e mbyllin marrëveshjen

Të fundit nga

Zverev e Sinner kualifikohen

Janë mbyllur ndeshjet e raundit të tretë të grand slam-it të Roland Garros në tenis, eventi më i madh i fushave me dhe. Nuk zhgënjen numri 1 në botë, italiani Jannik Sinner,

Ky është haxhiu që ndërroi jetë në Qabe

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se haxhi Avdi Jusufi nga Vushtrria ka ndërruar jetë në Mekë. Me këtë rast, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka shprehur ngushëllime familjesë së Jusufit Njoftimi
sqmken
ShkoLartë