Nga sot, çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë është më shtrenjtë për 0.92%. Në bllokun e parë është më i lartë për 0.68%, në të dytin 0.9%, në të tretin 1.93 dhe në bllokun e katërt për 2.24%, kurse në tarifën e lirë më shtrenjtë për 0.9%.
Sic thuhet, me këtë, qytetarët do të kenë rritje minimale të llogarive, kurse tarifa e lirë do të mbetet së paku deri në pranverë nga ora 13.00 – 15.00.
Një familje mesatare nëse deri tani ka patur llogari për rrymën prej 2.300 denarë, tani do të duhet të ndajë 21 denarë plus për të mbuluar harxhimet.
Kjo, sic thuhet, ndodhi për shkak se KRRE-ja për herë të parë shfrytëzoi mekanizmin e kontrollit gjatë përcaktimit të çmimit për energjinë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, për shkak se furnizuesi univerzal EVN – HOME, kërkoi që çmimi për amvisëritë, nga 1 janari, të rritet për 4.4%.
Paraprakisht, KRRE-ja për 7% kishte zvogëluar edhe rrjetëzmin, kurse EMV-ja ofroi cmim prej 62 euro për një megavat-orë dhe mbulimin e 100% të sasive të planifikuara të tenderit të furnizuesit univerzal.
Sipas kreu të KRRE-së, Marko Bislimovski, çmimi I energjisë elektrike për amvisëritë përbëhet nga dy pjesë – një për energjinë kurse pjesa tjetër për rrjetëzimin.
Amvisëritë, tarifën e lirë të rrymës mund ta shfrytëzojnë cdo ditë nga 13.00 – 15.00 dhe nga 22.00 – 07.00, si dhe gjatë tërë ditës të dielën.
Burimi: TV KLAN