Nga sot qytetarët e Rahovecit mund të marrin Ndihmë Juridike Falas

April 4, 2022
1 minut lexim

Si rezultat i bashkëpunimit të mirë në mes të Komunës së Rahovecit dhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, qytetarët e Komunës së Rahovecit nga sot do të marrin Ndihmë Juridike Falas, pasi që sot në oborrin e Komunës u vendos Klinika Mobile për Ndihmë Juridike Falas.

Të pranishëm në fillimin e punës së Klinikës Mobile për Ndihmë Juridike Falas ishin, Smajl Latifi kryetari i Komunës së Rahovecit, Fatmir Iska, nënkryetar i Komunës, Besarta Ademi-Ujkani dhe Samed Ademi, zyrtar ligjor në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas.

“Sot, në hapësirën e Komunës së Rahovecit, u vendos Klinika Mobile për Ndihmë Juridike Falas, e cila për dy muajt e ardhshëm do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Rahovecit, që e kanë të pamundur t’i përballojnë shpenzimet juridike për raste të ndryshme gjyqësore apo juridike.

Ky projekt po zbatohet në bashkëpunim me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, ndërkaq, duke vlerësuar kërkesat dhe nevojat gjatë këtyre dy muajve të ardhshëm, synim mbetet vendosja e saj e përhershme brenda objektit të Komunës së Rahovecit. Ftoj të gjithë qytetarët e komunës sonë që t’i shfrytëzojnë këto shërbime”, është shprehur kryetari Latifi, thuhet në njoftimin për media.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Veliaj me mësuesit dhe nxënësit në gjimnazin “Sami Frashëri”: Ata qe s’na ndihmojnë, mos na pengojnë

Story i radhës

41 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë