Nga sot përdoruesit mund të shkarkojnë versionet e reja të iOS, iPadOS dhe macOS

min lexim

Është dita e madhe e përditësimeve të Apple ndërsa kompania po bëhet gati për lançimin e versioneve të reja të sistemeve operative iPhone, iPad dhe Mac.

Ndërsa përdoruesit e iPhone tashmë kanë provuar iOS 16, është hera e parë që përdoruesit provojnë iPadOS 16 dhe macOS Ventura.

Apple shty debutimin e iPadOS 16 pasi kompania kishte nevojë për më shumë kohë për zhvillimin e Stage Manager. Në të vërtetë Apple anashkaloi versionin iPadOs 16 për të lançuar versionin 16.1.

Versioni më i fundit i iPadOS sjell përditësime të ngjashme me iOS përfshirë ndryshime të ndjeshme në Mail, Safari, Messages dhe aplikacione të tjera kyçe.

Aplikacionet Weather dhe Clock më në fund po vinë në iPad.

Drejt fundit të vitit Apple do të lançojë një aplikacion produktiviteti quajtur Freeform. Është i ngjashëm me një dërrasë të bardhë ku përdoruesit mund të përkthejnë idetë në forma vizuale me Apple Pencil.

Stage Manager është një prej risive që do të vijë edhe në macOS Ventura. Funksionaliteti përmirëson ndjeshëm punën me disa aplikacione në Mac.

Sa i përket iOS 16.1 versioni sjell libraritë e fotove përmes iCloud ndërsa Apple Fitness+ funksionon në iPhone pa pasur nevojë për Apple Watch. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Nga cila derë do të kalonit: Zgjidhni një ngjyrë dhe zbuloni se çfarë ju pret

Story i radhës

Tupançeski: Drejtësia e vonuar është mohim i drejtësisë

Të fundit nga