Nga sot ndryshon moti: Rrebeshe shiu e bubullima, lokalisht erëra të fuqishme e breshër

August 5, 2023
1 minut lexim

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë ditëve të ardhshme.

Sipas PW, sot pasdite dhe në mbrëmje kalimi i një shtrëngate frontale nga perëndimi sjell rrebeshe e bubullima, me reshje mjaft intenzive, lokalisht edhe me erëra të stuhishme dhe breshër.

Kalimi i një cikloni mjaft të fuqishëm në veri të Ballkanit, fut nga rajoni ynë një shtrëngate frontale, që sjell përkeqësim të motit. Nga orët e pasdites dhe mbrëmjes rrebeshe e bubullima priten në vend, që lokalisht mund të jenë më intenzive, me erëra të stuhishme dhe breshër.

Mot i ndryshueshëm me diell e vransira e të reshura lokale shiu pritet ditën e diel dhe të hënë. Nga dita e martë nuk parashihen të reshura e ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat maksimale pësojnë rënie të ndjeshme në këtë periudhë kohore, nga 31C të shtunën deri në 22C e 21 në fillim të javës vijuese, ndërsa ato minimale zbresin edhe deri në 12C e 8C.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, shkaku edhe i qarkullimit më të mirë ajror dhe të reshurave, që do të mbajë ndotësit ajror më të shpërndarë.

5.08 – Paradite kryesisht me diell. Pasdite dhe në mbrëmje kalimi i një shtrëngate frontale nga perëndimi sjell rrebeshe e bubullima, me reshje mjaft intenzive, lokalisht edhe me erëra të stuhishme dhe breshër. Të reshurat pritet të pushojnë vonë në mbrëmje.

6.08 – Mot i ndryshueshëm, me intervale me diell e vransira, ku priten edhe reshje lokale shiu.

7.08 – Më freskët dhe kryesisht me vransira. Pasdite priten kushte edhe për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu me bubullimë.

8.08 – Pjesërisht vranët dhe freskët.

9.08 – Kryesisht me diell.

Era do të fryjë nga jugperëndimi e perëndimi 5-15m/s, e nga e hëna ndryshon drejtimin në veriore.
Shtypja atmosferike pëson rënie të theksuar në fundjavë, e më pas shënon rritje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Adelina Hasani flet për herë të parë, tregon se a është shtatzënë

Story i radhës

A është e sigurt të përdorni shampon e flokëve për trupin

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë