Nga sot Kovid protokolle të reja në Gjermani dhe Spanjë për shtetasit e Maqedonisë

February 1, 2022
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se sipas rekomandimeve të Komisionit Evropian, për hyrjen në Gjermani, për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, do të zbatohen rekomandimet e mëposhtme.

“Vlefshmëria e certifikatës së vaksinës me dy doza të vaksinës së njohur nga EMA/Gjermani do të jetë 9 muaj/270 ditë, në vend të 12 muajve të deritanishëm, dhe përkitazi me këtë udhëtarët gjatë hyrjes do të duhet të kenë parasysh rëndësinë e certifikatës së tyre me qëllim që të mos u ndalohet hyrja.

Certifikatat e vaksinimit me 3 doza të vaksinës të cilat i pranon Gjermania, për momentin do të jenë me vlefshmëri të pakufizuar.

Në Spanjë, sipas rregullave të reja, pranohen ceritfikatat për imunizim me dy doza të vaksinës nga organet kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëse kanë kaluar 14 ditë nga data e marrjes së vaksinës së dytë dhe nëse nuk kanë kaluar më shumë se 270 ditë nga data e marrjes së vaksinës së dytë. Pas skadimit të afatit prej 270 ditësh, certifikata e imunizimit e lëshuar nga organi kompetent i vendit të origjinës duhet të përmbajë dëshmi për pranimin e vaksinës së tretë (booster).

Autoritetet spanjolle njoftojnë se hyrja me PCR OSE NAAT testet do të lejohet vetëm për udhëtarët që kanë vizë të vlefshme spanjolle ose leje qëndrimi në Spanjë. Certifikatat e imunizimit me dy vaksina që nuk njihen nga WHO dhe EMA do të pranohen vetëm nëse vaksina e tretë e marrë njihet nga WHO dhe EMA”, thuhet në fund të njoftimit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

FRI shënon ditën botërore të mbulesës

Story i radhës

Selami në takim me kreun e Haraçinës Ridvan Ibraimi

Të fundit nga

ShkoLartë