Nga sot 7 të huaj në fushë, si ndryshon futbolli shqiptar

January 1, 2025
1 minut lexim

Një ndryshim epokal në futbollin shqiptar. Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutivit, të bërë publik  disa muaj më parë, nga sot, (1 janari i vitit 2025), klubet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë do të kenë të drejtën të aktivizojnë njëkohësisht 7 lojtarë të huaj në fushën e lojës gjatë ndeshjeve”. 

Rregulli ndryshon plotësisht për sezonin e ardhshëm. Sipas vendimit duke nisur nga sezoni 2025-2026, klubet e Kategorisë Superiore mundtë aktivizojnë lojtarë të huaj pa limit. Praktikisht për një skuadër elitare, në fushë mund të luajnë 11 futbollistë të huaj. Ndërkohë, rregulli mbetet i pandryshuar, me 7 të huaj për klubet e Kategorisë së Parë. 

Sa i përket Kategorisë së Dytë, KE vendosi të heqë kufizimin për numrin e lojtarëve që vijnë nga jashtë qarkut.

Deri më tani kufizimi i lojtarëve të huaj në futbollin shqiptar, ishte përdorur si mundësi që klubet të prodhojnë dhe të promovojnë talentet e tyre. 

Me heqjen e kufizimeve, mbetet për tu vlerësuar nëse cilësia e kampionatit do të rritet dhe gara do të bëhet tërheqëse për tifozët që kanë braktisur stadiumet, apo nëse akademive shqiptare do t’u bëhet një dëm i pariparueshëm, duke penguar rritjen e brezit të yjeve të së ardhmes. 

Ky tavan i ri i numrit të lojtarëve të huaj pritet të ndikojë direkt edhe në merkaton e janarit, ku vëmendja tashmë do të jetë në tregun e jashtëm.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Taravari: Dy fëmijë në të njëjtin minutë, 2025 do të jetë vit me bereqet

Story i radhës

E rëndë në SHBA, makina përplas turmën e njerëzve që festonte Vitin e Ri, dyshohet për 10 viktima

Të fundit nga

ShkoLartë