Nga shtatori qeveria pritet të ndajë nga 250 euro për çdo student, për blerjen e pajisjeve elektronike

June 10, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi sot se Qeveria planifikon të sigurojë mbështetje financiare prej 250 eurosh për studentët për blerjen e pajisjeve elektronike, duke filluar nga shtatori i këtij viti. Mjetet tashmë janë siguruar në buxhetin e shtetit, ndërsa procedurat për zbatim janë në vazhdim.

“250 euro për pajisje elektronike. Këto para janë parashikuar në buxhet. Procedura në kuadër të Qeverisë, gjegjësisht Sekretariatit të Përgjithshëm, ka filluar. Kriteret përcaktohen dhe është normale që po presim të fillojë viti i ri akademik sepse një nga kriteret është që studentët të kenë semestër të regjistruar. Dhe i presim që këta studentë të vitit të parë që tani kur të regjistrohen për të verifikuar semestrin të mund të fitojnë ato 250 euro ndihmë nga shteti për blerjen e pajisjeve elektronike”, deklaroi sot Mickoski.
Ai tha se është i sigurt se kjo do të ndodhë që në shtator.

“Pra, mendoj se shifra përfundimtare në universitetet private dhe shtetërore është diku rreth 55 mijë student që me semestër të verifikuar, do të mund t’i shfrytëzojnë këto 250 euro për blerje të pajisjeve elektronike nga shtatori”, shtoi Mickoski.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

VLEN sjell gjuhën shqipe në çdo institucion. Shembull pozitiv Departamenti i ri për punë administrative në Shkup (VIDEO)

Të fundit nga

Diçka e re po vjen nga Kida

Vetëm dy javë më parë Kida dhe Noizy bashkuan forcat për një këngë të quajtur “Shoqe”. Ky projekt i tyre u mirëprit dhe për një kohë të shkurtër ka grumbulluar mbi gjashtë
sqmken
ShkoLartë