Nga shokë në armiq e vrasës të njeri-tjetrit/ Historia kriminale e Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit

March 30, 2022
1 minut lexim

Dikur shoke të ngushtë, sot armiq të mëdhenj . Kjo është historia mes Talo Celës dhe Nuredin Dumanit, historia kriminale e dy personave, vëmendja e të cilëve u kthye të martën pasdite.

Dyshohet se Talo Çela, vete ose permes njerezve te tij,  në afërsi të fshatit Papërr tentoi të vriste rivalin e tij të madh Nuredin Dumani duke qëlluar drejt BMW-së me të cilën ai lëvizte.

Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur Nuredim Dumani që u prangos në një shtëpi në Fier gjatë një aksioni të madh policie.

Aktualisht ai është në spitalin e Traumes. Ka dyshime të forta se miqësia mes këtyre dy personazheve të botës së krimit, raporton Vizion Plus,  ka nisur  me vrasjen e Klevis Kapllanit në shtator 2020, mik i Nuredin Dumanit për të cilin ky I fundit dyshon se e ka vrarë Talo Çela.

E me gjasë pikërisht për tu hakmarre Nuredin Dumani goditi rende Talo Celen duke I vrarë vëllain,. Bujar Celen po në shtator 2020.

Që nga ajo kohë e deri tani, shton Vizion Plus,  dyshohet se kanë ndodhur edhe disa vrasje të tjera mes palëve për të ardhur tek përplasja e djeshme në rrugën kombëtarë Elbasan-Peqin.

Ajo që është më alarmante në këtë histori, ka të bëjë me faktin se si ka mundësi që dy personazhe kaq të rrezikshëm të botës së krimit, lëvizin lirshëm në rruget e vendit, e për më tepër në një zonë që konsiderohet si “shtëpia” e Talo Celes, dhe forcat e rendit janë krejtësisht inekzistente?

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Egjipti paraqet ankesë për incidentet kundër Senegalit

Story i radhës

Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë

Të fundit nga

Ministri i Jashtëm i Italisë vizitë në Kosovë

Ministri i Jashtëm Italian vjen për vizitë në Kosovë, takohet me misionin e KFOR-it Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, ka ardhur në Kosovë. Kështu raporton faqja zyrtare e
ShkoLartë