Nga Shkupi në Nju Jork ITSHKSH përçon idetë e hapjes kulturore-shkencore ndaj botës

min lexim

Edhe Zoja e Shkodrës, edhe Zoja e Letnicës i bashkon ideja e triumfit
të mbijetesës Shqiptare në rrethanat e vështira të kohës kur rreziku i
asimilimit ishte kanosje reale për ne. Por populli shqiptar arriti të
sfidojë këto reziqe dhe sot mund të flasim për diemensione të reja të
ripërtëritjes së botës shqiptare, përmes një networku të fuqishëm të
ideve e projekteve kulturore e shkencore. Ky është edhe koncepti i
Nënë Terezes, e cila nga periferia barti dashuri dhe bamirësi dhe u bë
sinonim i njeriut të vogël me shpirt të madh, që pavarësisht se vjen
prej një vendi periferik, fuqia e saj e ndikimit tejkalon kufinjt
nacional, fetar e racor.

Shkruan Prof.dr. Skender ASANI

“Java kulturore shqiptare në SHBA” organizuar nga ITSHKSH, të
dielen(25 shtator 2022), vijoi turin e aktiviteteve prezantuese para
bashkatdhetarëve tanë në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”
në Nju Jork. Pas meshës në gjuhën shqipe, bëmë promovimin e revistës
“Drita e Gonxhes – I -” si dhe veprat: “Nga Gonxhe Bojaxhiu deri te
Nënë Tereza” – S.Asani, N.Maliqi, A.Ramaj, “Gonxhe Bojaxhiu – Nëna
Tereze: ‘E desha tjetrin me dashurinë e Hyjit” – Anton N. Berisha,
“Letra të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze” – Anton N. Berisha dhe
“Raportimet e gazetave zvicerane për Nënë Terezën” – Zef Noka.’

Me këtë rast i shprehi mirënjohjen time më të sinqertë famullitarit të
Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, Dom Dom
Pjetër Popaj, të cilin, në emër të kolegëve Tahiri, Ibrahimi e Demiri,
e nderuam me mirënjohje simbolike duke i dhuruar një boçe të praruar
në ar nga bredhi i Nënës Tereze, të cilin ajo e kishte mbjellur në
Shkup, gjatë vizitës së saj të fundit në vitin 1980.

Me dhuratë të tillë nderuam edhe veprimtarët e dalluar në Amerikë, z.
Marjan Cubin dhe z. Mëhill Gjinin – me motivacion për kontribut të
jashtëzakonshëm në afirmimin evelrave tona kombëtare, përmes ideve e
projekteve konkrete.

Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork këtë të diele
ishte në shërbim të dyfisht – edhe në shërbim të besimtarëve të cilën
kishi ardhur ta dëgjonin meshën e rregullt të së dieles, por edhe në
shërbim të aktiviteteve tona kulturore e shkencore që i kemi filluar
këtu në SHBA nga data 19 dhe do të përfundojnë më 26 shtator.
Origjina e kësaj kishte lidhet me vet organizimin e komunitetit
shqiptar katolik të Nju Jorkut, konkretisht me themelimin e Lidhjes
Katolike Shqiptaro-Amerikane në vitin 1962. Disa vite më vonë,
konkrtetrisht më 1987 dy Qendrat Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit
të Mirë” dhe “Shën Pali dhe Shën Pjetri” u shkrinë në Kishën Katolike
Shqiptare të Zojës së Shkodrës, kurse që nga viti 1989 u themelua
famullia e parë katolike shqiptare në Shtetet e Bashkuara, me Rrok
Mirditën si pastorin e parë.

Duke qenë një simbol që shoqëroi gjithkund shqiptarët, Zoja e
Shkodrës, u bë fatpërcjellësi më besnik i tyre që nga koha e lavdishme
e Skënderbeut e deri në ditët e sotme dhe si e tillë nderohej me
përkushtim të veçant. Historia e Zojës së Shkodrës është vetë historia
e katolicizmit ndër shqiptarë, dhe sidomos pas vdekjes së Gjergj
Kastriotit, Skënderbeut më 1468, kur shqiptarët ishin të detyruar të
shpërnguleshin në dy drejtime – drejt Italisë dhe Zarës. Sipas
gojdhanave, aty rreth vitit 1467, kur një ushtri e re e madhe otomane
u dynd mbi Shkodër, figura e Zojës u shkëput nga muri i Shenjtërores
rrëzë Kështjellës së Rozafës. Gojëdhëna tregon se Figurën e
mrekullueshme e përcollën dy shkodranë, rojtarë të shenjtërores dhe
ajo sot ndodhet në Gjenacan, afër Romës. Që asokohe nisën shtegtimet e
besimtarëve drejt Gjenacanit, e Zoja e Këshillit të Mirë, Pajtorja
qiellore e shqiptarëve, nisi të nderohej edhe në Itali, Gjermani,
Austri e më vonë edhe në kontinente të tjera, përfshi edhe Amerikën e
largët.

Festa e Zojës së Këshillit të Mirë, kremtohet solemnisht edhe në
Kosovë,kurse në Letnicë çdo 15 gusht mblidhen pelegrinë prej disa
vendeve për të nderuar Zojën e Cërnagores. Epiteti Cërnagore s’ka
lidhje me Malin e Zi por me Karadakun e Shkupit (Skopska Crna Gora)
prej nga, sipas legjendës, është transferuar përmes Malit të Karadakut
nga Shkupinë Letnicë. Para saj u gjunjëzua edhe Nënë Tereza e prej saj
mori porosinë të shtegtonte në të katër skajet e botës, për t’ua çuar
fjalën e Zotit më të humburve ndër të humbur, atyre që vdisnin
hendeqve të Indisë, të ngrënë nga krimbat!

Edhe Zoja e Shkodrës, edhe Zoja e Letnicës i bashkon ideja e triumfit
të mbijetesës Shqiptare në rrethanat e vështira të kohës kur rreziku i
asimilimit ishte kanosje reale për ne. Por populli shqiptar arriti të
sfidojë këto reziqe dhe sot mund të flasim për diemensione të reja të
ripërtëritjes së botës shqiptare, përmes një networku të fuqishëm të
ideve e projekteve kulturore e shkencore. Ky është edhe koncepti i
Nënë Terezes, e cila nga periferia barti dashuri dhe bamirësi dhe u bë
sinonim i njeriut të vogël me shpirt të madh, që pavarësisht se vjen
prej një vendi periferik, fuqia e saj e ndikimit tejkalon kufinjt
nacional, fetar e racor.

ITSHKSH po punon që ta bëjë këtë network pjesë të strategjisë
zhvillimore të Departamentit të mërgatës, i cili së shpejti do të
zyrtarizohet me të gjitha parametrat e një platforme institucionale që
do të jetë në shërbim të bashkëpunimit kulturor e shkencor me mërgatën
tone në Evropë, Amerikë dhe gjetiu.

Nju Jork, 25 shtator 2022

Marketing

Story i mëparshëm

iPhone 15 “Ultra” zëvendëson iPhone 14 Pro Max vitin e ardhshëm

Story i radhës

Letër publike Kryeministrit të Shqipërisë, zotit Edi Rama: Dilni ju lutem sa më parë nga Open Balkan!

Të fundit nga