Skuadra angleze Norwich City veçse është konfirmuar si skuadra e parë e cila ka siguruar rënien nga Premier Liga.
Norwichi zhvilloi sot ndeshje si mysafirë i skuadrës së Aston Villas, ku edhe e gjeti humbjen me rezultat solid 2:0.
Sulmuesi kosovar Milot Rashica ishte sot për 78’ minuta në fushë, por që nuk arriti ta ndihmojë skuadrën e tij që ta evitojë humbjen dhe rënien nga liga.
Ndërkaq, nga sezoni i ardhshëm yllin kosovar do ta shohim në Championship me skuadrën e Norwichit, vetëm nëse ky i fundit nuk vendos ta shes gjatë kësaj vere Rashicën.
Që prej transferimit të tij nga Werder Bremeni te Norwichi, Milot Rashica ka rritur të bëjë 31 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar vetëm dy gola e dy asistime mbi emrin e tij.