Fillon cikël i ri te Juventusi. Me largimin e Massimiliano Allegrit, klubi bardhezi dëshiron të bëjë ndryshimin nga e kaluara me Thiago Motta në drejtim.
Në “Continassa” vendosën t’ia besojnë stolin ish-trajnerit të Bologna, protagonist i një sezoni madhështor të kaluar, duke siguruar kualifikimin historik në Ligën e Kampionëve të radhës.
Shumë ndryshime priten edhe në grupin e lojtarëve, me prurje të reja dhe largime nga Torino. Lista e “tepricave” sipas “Gazzetta dello Sport” përfshin disa lojtarë, që nuk do të jenë më pjesë e planeve të skuadrës së bardhezi.
Mes “tepricave” shihen Rugani, Milik, Kostiq dhe Arthur. Në dyshim janë McKennie dhe De Sciglio, gjithashtu. Për momentin nuk mund t’i llogarisim me saktësi maksimale si pjesë e “tepricave”, por do të shohim se si do të sillet klubi bardhezi me të dy.
Largimet nga grupi ekzistues – Natyrisht mes largimeve është edhe Moise Kean, i cili i është bashkuar Fiorentinës së Raffaele Palladino.
Megjithatë, mbetet për t’u kuptuar situata e lojtarëve të tjerë që nuk do të jenë pjesë e projektit bardhezi nëse, siç raporton e përditshmja sportive italiane, do të lihen jashtë skuadrës apo do të merret një vendim tjetër. Ata nuk kanë gjasa të jenë pjesë e listës që do të nisë sezonin në javët në vijim.
Burimi: botasot.info