Nga Ruçi te Dokle, Rama bën bashkë të vjetër e të rinj në Asamblenë e Partisë Socialiste

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkojë me atlete në mbledhjen me dyer të mbyllura që po mbahet sot në një lokal në periferi të Tiranës në të ashtuquajturën ‘Asambleja e PS’.

Nuk kanë munguar as ish kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, apo Namik Dokle, Ditmir Bushati, e Artan Lami të cilët kanë vite që janë shkëputur nga jeta politike.

Të pranishëm janë dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Tashmë kryetari, njëkohësisht kryeministri Edi Rama kërkon angazhimin maksimal për tu përgatitur për zgjedhjet vitin e ardhshëm. Në këtë mbledhje është kërkuar prezencë maksimale e anëtarëve.

Story i mëparshëm

Nexhmedin Spahiu: Albin Kurti tregoi se çka është dialogu – boom targat, boom letërnjoftimet, komunat, dinari

Story i radhës

28-vjeçarja nxjerr gjoksin shpërthyes, shfaqet vetëm me sytjena metalike

Të fundit nga