Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, ka zbërthyer një ndër shtyllat kryesore të programit ekonomik 2025-2029, atë të qeverisjes së vogël që rikthen taksën e sheshtë, eficencën dhe ligjshmërinë në përdorimin e parasë publike.
Teliti shkruan për rikthimin e taksës së sheshtë 10% mbi të ardhurat dhe fitimin si dhe anullimin e çdo lehtësie fiskale klienteliste dhe korruptive ndaj miqve te oborrit dhe oligarkëve.
Pezullimi i menjëhershëm i pagesave dhe më pas edhe anullimi me vendim gjykate i koncesioneve PPP korruptive dhe klienteliste, duke filluar me inceneratorët dhe sterilizimin, heqja me ligj e të drejtës për të miratuar cdo PPP të pakërkuar, si dhe futja e garës në prokurimet publike me të paktën 3 ofertues dhe monitorim rigoroz i zbatimit të cdo kontrate publike, janë të tjera pika të prezantuara nga Teliti.
Ai shprehet se këto do të bëhen realitet në 100 ditët e para të Qeverisë së PD me kryeministër Sali Berishën.
Postimi nga Dorian Teliti
QEVERISJA E VOGËL DHE TAKSA TË ULTA, REALITET ME BERISHËN KRYEMINISTËR!
👉1. Anullimi i taksimit vrastar progresiv dhe rikthimi i taksës së sheshtë 10% mbi të ardhurat dhe fitimin,
👉2. Anullimi i cdo lehtësie fiskale klienteliste dhe korruptive ndaj miqve te oborrit dhe oligarkëve,
👉3. Thjeshtimi procedurave burokratike duke i thënë mjaft “taksimeve të fshehta” dhe rikthimi drejt parimeve të konkurrencës së lirë e të ndershme për secilin sipërmarrës në treg,
👉4. Largimi “ceremonial” i patronazhistëve nga administrata publike, ulja e ndjeshme e shpenzimeve operative dhe eliminimi i shpenzimeve të luksit,
👉5. Pezullimi i menjëhershëm i pagesave dhe më pas edhe anullimi me vendim gjykate i koncesioneve PPP korruptive dhe klienteliste, duke filluar me inceneratorët dhe sterilizimin,
👉6. Heqja me ligj e të drejtës për të miratuar cdo PPP të pakërkuar,
👉7. Futja e garës në prokurimet publike me të paktën 3 ofertues dhe monitorim rigoroz i zbatimit të cdo kontrate publike,
👉8. E sidomos implementimi i një MODELI TË RI TË SHPËRNDARJES SI TË TË ARDHURAVE ASHTU EDHE TË SHPENZIMEVE PUBLIKE, ku fokus do marrin shtresat me të ardhura të ulta (minimumi jetik dhe rritja reale e pensioneve), sipërmarrja e ndershme shqiptare dhe krijimi i kushteve për thithjen e investimeve të huaja.
🔷TË GJITHA KËTO REALITET BRENDA 100 DITËVE TË PARA TË QEVERISJES 2025-2029 TË SALI BERISHËS DHE PARTISË DEMOKRATIKE.
Në #11maj të realizojmë ndryshimin!
Burimi: botasot.info