nga pluhur zane te vellai i madh 4 kodet qe perdornin shperndaresit e droges afer shkollave 641c27a376cdb

Nga “pluhur zane” te “vëllai i madh”, 4 kodet që përdornin shpërndarësit e drogës afër shkollave

March 23, 2023
1 minut lexim

ABC News të reja nga operacioni i djeshëm i Policisë së Tiranës, për arrestimin e 20 personave dhe 4 të tjerë në kërkim që shisnin drogë, kryesisht në afërsi të shkollave.

Nga përgjimet mes të arrestuarve, kodet që ata përdornin për kokainën ishin si ‘pluhur zane’, ‘vëllai i madh’ nëse bëhej fjalë për sasi të madhe kokaine dhe ‘vëllai i vogël’ nëse ishte sasi më e vogël, si 0.5 gram apo 1 gram kokainë.

Ndërsa për shitjen e kanabisit, anëtarët e dy grupeve përdornin kodin ‘seqe’, duke specifikuar përkatësisht edhe sesa qese shisnin. Pjesa më e madhe e kanabisit shitej te ‘Petro Nini’. Një nga të arrestuarit, Dorjano Çela ishte personi që kishte siguruar klientët në këtë gjimnaz.

Sipas burimeve, një nga vajzat e shpallura në kërkim, rezulton sipas sistemit TIMS dhe është larguar në Itali më datë 14 mars, një javë para operacionit. Shtrirja e aktivitetit të tyre ishte e ndarë në 11 zona të ndryshme duke përfshirë këtu 28 lagje. Anëtarët e grupeve ndaheshin në nën grupe të vogla me 2, 3 apo 4 anëtarë. Numri më i lartë, me 4 anëtare ishte në zonën e Bllokut, Kombinatit dhe në Yzberisht.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

per cka e ka fjalen luizi paralajmeron kiaren per gjerat kur te dal ajo jashte 641c279a100d7
Story i mëparshëm

Për çka e ka fjalën? Luizi paralajmëron Kiarën për gjërat kur të dal ajo jashtë

dybala gati ta padise juventusin i kerkon 50 milione euro 641c29b89c21a
Story i radhës

​Dybala gati ta padisë Juventusin, i kërkon 50 milionë euro

Të fundit nga

Kylie Minogue mahnit me veshjen

Kylie Minogue dukej e mrekullueshme me një kostum të ngushtë blu elektrik, ndërsa filloi pjesën evropiane të turneut të saj botëror. Këngëtarja australiane, 56 vjeç, solli turneun e saj Tension në Glasgow

Trump i pakënaqur me planin e shefit të Apple

Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur i pakënaqur me faktin që Tim Cook, drejtori ekzekutiv i Apple, synon të prodhojë iPhone për tregun e Shteteve të Bashkuara në fabrika të reja të

Bayer pa Xhakën ndahet baras në udhëtim

Bayer Leverkuseni ka barazuar në udhëtim, me rezultat 2:2 me Mainzin. Bayeri e ka siguruar biletën për në Champions League e Mainz për garat evropiane. Granti Xhaka nuk u paraqit asnjë minutën
ShkoLartë