Nga pirja e duhanit te stresi dhe dietat – pse po dobësohen flokët tuaj?

min lexim

Ndërsa vitet kalojnë, flokët tuaj do të fillojnë të hollohen – flokët e përjetojnë moshën ashtu si gjithçka tjetër në trupin tuaj. Fillimisht ato nuk janë më si më parë, pasi gradualisht bëhen më të hollë dhe nisni të vëreni zona me flokë më të rrallë.

Nëse keni vërejtur se flokët tuaj po hollohen, ka një numër arsyesh pse kjo mund të ndodhë.

Shumë burra vuajnë nga një gjendje gjenetike që shkakton rënien e flokëve, zakonisht nga pjesët anësore tek kurora e kokës.

Skalpi përmban gjithçka që flokët kanë nevojë për rritje, që nga gjëndrat deri tek papila e lëkurës që dërgon lëndë ushqyese nga gjaku, dhe bulbet që thithin lëndët ushqyese për të ndihmuar rritjen e flokëve tuaj.

Sa më i shëndetshëm të jetë koka juaj, aq më i shëndetshëm është dhe floku. Kur lëkura juaj e kokës nuk është më e shëndetshme, atëherë do të vini re që flokët tuaj rrallojnë.

1. Mosha

Ndërsa vitet kalojnë gjëndrat e flokëve fillojnë të degradohen, kështu që flokët tuaj nuk janë aq të shëndetshëm sa dikur. Ndërsa plakeni, flokët tuaj natyrshëm bëhen më të hollë dhe më pak të shkëlqyeshëm.

Burrat veçanërisht e kanë këtë problem falë një përbërje të quajtur dihidrotestosteron (DHT), një nënprodukt i testosteronit, i cili bashkohet me gjendrën e flokëve duke bërë që ajo të tkurret dhe të humbasë.

Ndërkohë një rënie e hormoneve femërore mund të bëjë që flokët të hollohen kur plakemi. Me rënien e flokëve pas menopauzës, skalpi juaj bëhet më i dukshëm veçanërisht në pjesën e përparme dhe jo aq i menaxhueshëm sa dikur.

2. Stresi

Stresi mund të shkaktojë një reagim në trupin tuaj që bën që flokët të bien më shpejt. Stresi fizik dhe emocional mund të shkaktojë që flokët të hollohen ose madje edhe të bien. Flokët kanë një cikël rritjeje. Është normale të humbasësh një sasi të caktuar flokësh çdo ditë, por kur stresohesh faza e rënies përshpejtohet në mënyrë që flokët të duken më të hollë se zakonisht. Lajmi i mirë është se flokët tuaj do të kthehen në normalitet kur të jeni më pak të stresuar, prandaj përpiquni të përqendroheni në marrjen e hapave për të zvogëluar stresin tuaj.

3. Pirja e duhanit

Toksinat në tymin e cigareve mund të lidhen me cilësinë e dobët të flokëve si dhe humbjen e tyre. Problemeve që shakkaton tymi I duhanit tani mund t’i shtoni dhe dëmtimin e flokëve. Këtu ndikojnë toksinat dhe qarkullimi i gjakut.

Një studim Tajvanez për burrat në vitin 2007 zbuloi se ata që pinë duhan raportuan nivele më të larta të humbjes së flokëve. Shkencëtarët spekuluan se toksinat në tym dëmtuan gjëndrën e flokëve dhe për këtë arsye humbet dhe aftësia e tyre për të mbajtur flokë të trashë dhe të shëndetshëm. Një arsye tjetër që pirja e duhanit mund të shkaktojë humbje të flokëve është se mund të kufizojë qarkullimin e gjakut. Pra, nëse doni të mbroni flokët tuaj, hiqni dorë nga cigarja, ose të paktën përpiquni të shmangni tymin e duhanit duke përdorur alternativa pa tym, sic eshte IQOS, pajisja qe e ngroh por nuk e djeg duhanin.

4. Dieta

Nëse dieta juaj ka mungesë të proteinave ose vitaminës B, ju mund të vini re se flokët tuaj po bien. Ushqimi i një diete të ekuilibruar dhe të shëndetshëm është thelbësor për funksionimin e trupit dhe flokët tuaj gjithashtu.

Nëse ju mungojnë disa vitamina, lëndë ushqyese apo edhe grupe ushqimore nga dieta juaj, mund të vëreni se flokët tuaj janë më pak të shkëlqyeshëm. Nëse nuk po hani mjaftueshëm trupi juaj mund të fillojë të racionojë proteina në pjesë të tjera të trupit tuaj duke mbyllur rritjen e flokëve. Ju mund ta parandaloni atë duke ngrënë shumë peshk, vezë dhe mish.

Tani që mësuat disa nga arsyet që ju bëjnë të humbni flokët, përpiquni të konsideroni ato si pjesë të të gjithë trupit, jo vetëm të rëndësishëm për pamjen e jashtme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zakonet e thjeshta që ju ndihmojnë të kurseni para

Story i radhës

Arrestohet një 26-vjeçar në Shtip, kapet duke vjedhur

Të fundit nga