nga nje muaj paraburgim dy te dyshuarve per krime lufte ne komunen e istogut 6ae4f96039764

​Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për krime lufte në komunën e Istogut

October 30, 2026
1 minut lexim

Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi masën e paraburgimit një muaj dy të pandehurve, Zhikica Belosoviq dhe Gruica Belosoviq, të cilët dyshohen për krime lufte në bashkëkryerje në rastin e “Masakrës së Padalishtës” në Komunën e Istogut.

“Gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, të njëjtit mund të pengojnë zhvillimin normal të procedurës penale, t’i shmangen ndjekjes penale dhe të bëhen të paarritshëm për organet e drejtësisë.

Ky vlerësim mbështetet në faktin se të pandehurit kanë nënshtetësi të Republikës së Serbisë, andaj ekziston rreziku konkret që të pandehurit, me qëllim të shmangies së ndjekjes penale, të largohen dhe t’i ikin drejtësisë, tha gjykata.

Gjykata konstatoi se masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e papenguar të procedurës penale në këtë çështje penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje shtetas francez humb jeten ne klinikat e shkupit 6ae4dec0d28f2
Lajmi i mëparshëm

Një shtetas francez humb jetën në klinikat e Shkupit

ina zhupa ne parlamentin italian ne fokus protestat trashegimia kulturore dhe zonat e mbrojtura 6ae4f9bbeeff5
Lajmi i radhës

Ina Zhupa në Parlamentin italian, në fokus protestat, trashëgimia kulturore dhe zonat e mbrojtura

Të fundit nga

Zgjedhjet lokale në Shqipëri më 9 maj 2027

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Në një njoftim zyrtar, Presidenca bën me dije se vendimi u mor
ShkoLartë