nga ngacmimet e batutat te pyetja e kristit per zhaklinen cfare ndodhi mbreme me viziten e dy opinionisteve ne shtepine e big brother vip 6423d83f651cb

Nga ngacmimet e batutat te pyetja e Kristit për Zhaklinën, çfarë ndodhi mbrëmë me vizitën e dy opinionistëve në shtëpinë e Big Brother Vip

March 29, 2023
1 minut lexim

Dje Top Channel vendosi ta kishte një ditë zie, në shenjë solidarizimi për ngjarjen e rëndë ku persona të armatosur qëlluan në drejtim të godinës së televizionit dhe për pasojë humbi jetën roja i sigurisë. E për pasojë spektakli i Big Brother Vip nuk u zhvillua ashtu siç pritej, ndërkohë pasi banorët u njoftuan mbi ngjarjen, ata u surprizuan me një vizitë në shtëpi nga dy opinionistët, Zhaklina dhe Arbri.

E duket se darka e banorëve me opinionistët pati batuta të shumta, ndërsa ishte Zhaklin ajo që nisi t’i ngacmonte nga pak lojtarët.

Ajo tha se debatet që bëhen mes tyre janë fiktive, pasi në fund të sherrit sërish puthen e përqafohen.
Opinionistja madje i tha Luizit se deri në fund të këtij formati, ai do e puthë Qetsorin në buzë në kuadër të lojës.

Zhaklin nisi të përmendte edhe shprehjet e “famshme” të banorëve, “Bëj gati valixhet”, “Akoma nuk ke ikur ti”, “Në kuadër të lojës”, etj…të cilat shkrinë së qeshuri konkurrentët. Kristi nga ana tjetër e pyeti Zhaklin nëse ajo është apo jo beqare. Kjo e fundit u shpreh se po.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

shba ja mbeshtet gjykaten per krimet ruse kunder ukraines 6423d836f0c89
Story i mëparshëm

ShBA-ja mbështet gjykatën për krimet ruse kundër Ukrainës

mariciq nuk eshte biseduar per intervenim tjeter ne kushtetute 6423da8d3ece5
Story i radhës

Mariçiq: Nuk është biseduar për intervenim tjetër në Kushtetutë

Të fundit nga

Opel sjell Mokka GSE Rally

Opel ka përditësuar linjën e tij GSE performance për automjetet elektrike, dhe para se modeli i parë prodhues të dalë në rrugë, kompania gjermane prezantoi një veturë rally. Bëhet fjalë për modelin

Lojtari më i mirë i ndeshjes finale

Totenham u shpall kampion i Europa League duke mposhtur në finalen e zhvilluar në Bilbao, Mançester Junajtidin me rezultatin 1-0. Golin e vetëm dhe vendimtarin e kësaj finaleje e realizoi Xhonson në fundin
ShkoLartë