nga neser ulen temperaturat reshje dhe bresher lokal gjate fundjaves 6807e19ee1093

Nga nesër ulen temperaturat – Reshje dhe breshër lokal gjatë fundjavës

April 22, 2025
1 minut lexim

Pas ditëve me temperatura të larta që arrinin deri në 33 gradë, në ditët në vijim do të ketë ndryshim të motit.

Nga nesër temperaturat do të ulen për dy gradë, ndërsa për këtë fundjavë sinoptikët parashikojnë rënie më të madhe të temperaturave, reshje shiu, bubullima dhe breshër.

“Gjatë ditëve të fundjavës, temperatura ditore në krahasim me atë që do ta kemi sot do të jetë për pesë deri në gjashtë gradë më e ulët, në interval prej 16 deri në 22-23 gradë. Por, përsëri do të ketë pjesërisht vranësira me reshje shiu, mot jostabil në formë të stuhive. Do të kemi procese më intensive me reshje të dendura, shkarkime të shpeshta elektrike, erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshrit”, tha Julijana Fidanoska Mishkoska– sinoptikane.

Sinoptikët paralajmërojnë stabilizim të motit dhe kthim në normalitet me diell nga java e ardhshme.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

historia me rizarten aldo marku folem pime kafejam i kujdesshem 6807dd69d34db
Story i mëparshëm

Historia me Rizartën/ Aldo Marku: Folëm, pimë kafe…Jam i kujdesshëm

bilall kasami merr pjese ne shenimin e 23 prillit dita e femijeve 6807e1a16a031
Story i radhës

Bilall Kasami merr pjesë në shënimin e 23 Prillit – Dita e Fëmijëve

Të fundit nga

Komunikacioni në vend zhvillohet pandërprerje

10 Shkup, 2 maj  – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana
ShkoLartë