Shkup, 27 dhjetor – Prej nesër ndalon së vlejturi vendimi për transport publik pa pagesë i cili ishte sjellë përkohësisht so një nga pakoja e masave të Qytetit të Shkupit për ulje të ndotjes së ajrit, informuan sot pasdite nga NPQ.
“Në pajtim me të dhënat nga Sistemi shtetëror monitorues për cilësi të ajrit ambiental në ditën 26.12.2022, koncentrimet e mesme ditore të grimcave të suspenduara PM10 janë nën pragun e definuar të alarmimit prej 150 mg/m3, dhe episodi prej dy ditëve të njëpasnjëshme është ndërprerë në Shkup dhe ndërprejnë së vlejturi rekomandimet dhe masat për prag të tejkaluar të alarmimit”, ceket në kumtesë.
Burimi: zhurnal.mk