nga neser deri te premten regjim i posacem i komunikacionit ne shkup 67f588c1a6422

Nga nesër deri të premten, regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

April 8, 2025
1 minut lexim

Nga nesër 09.04.2025 e deri të premten 11.04.2025 në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21. Siç bëjnë të ditur nga MPB, kjo ndodh për shkak të vizitës zyrtare të H.E. Urshka Klakoçar Zhupançiq, kryetare e Kuvendit Shtetëror të Republikës së Sllovenisë.

“Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën e qytetit të Shkupit. SPB Shkup u bënë thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhërat e dhëna nga zyrtarët policorë”, theksojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

pese perfitime te menjehershme per shendetin nese
Story i mëparshëm

Pesë përfitime të menjëhershme për shëndetin nëse lexoni

ibrahimi vullneti i mire na ka derguar per ta menduar shkrirjen e partive ne vlen 67f588c1a6425
Story i radhës

Ibrahimi: Vullneti i mirë na ka dërguar për ta menduar shkrirjen e partive në VLEN

Të fundit nga

ShkoLartë