Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur pasditen e sotme në takim, aleatët e partive jo parlamentare.
Panorama.al mëson se në takimin e thirrur janë të pranishëm Nard Ndoka, Kostaq Papa, Adriatik Alimadhi, Sali Shehu, Kujtim Gjuzi, Ekrem Spahia.
Pjesë e diskutimeve pritet të jetë pikërisht bashkimi për zgjedhjet lokale. Kujtojmë që më herët sot, grupi i Enkelejd Alibeajt caktoi Gazment Bardhin për të biseduar me grupin e Berishës për të dakordësuar daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme.
Bardhi deklaroi se do të diskutojë me Edi Palokën mbi mënyrën e përzgjedhjes, teksa shtoi se nuk do të ketë negociatë.
Ndërkohë, përpara takimit me aleatët, Berisha tha për mediat se nuk ka asnjë kusht për këto diskutime dhe as nuk do të pranojë kushte. Sipas tij, procesi i primareve është i pazëvendësueshëm.