Nga Londra në Nju Jork për një orë, caktohet testi për avionin hipersonik

October 8, 2024
1 minut lexim

Shumë vende i kanë ndaluar projektet e avionëve supersonikë për shkak të zhurmës, kostos së teknologjisë dhe çmimit të lartë të biletave.

Por kjo duket se po ndryshon pasi javën e shkuar kompania Venus Aerospace prezantoi një mjet ajror  që mund të fluturojë me shpejtësi të lartë.

Avioni Venus Detonation Ramjet 2000 lb Thrust Engine arrin një shpejtësi 6 herë sa ajo e zërit. Kjo do të thotë që ai mund të përhkojë 3500 milje në orë duke e bërë të mundur përshkrimin e distancës Londër-Nju Jork në vetëm një orë.

Venus Aerospace po planifikon të zhvillojë një test fluturimi vitin e ardhshëm me qëllim që avioni hipersonik të jetë i përdorshëm për fluturimet komerciale dhe flotat ajrore.

Avioni mund të fluturojë më lart sesa ata që përdoren pasi në nisje vendos në punë motorët e zakonshëm dhe pasi shkon në lartësi, aktivizon raketat.

Mjeti nuk do të fluturojë në kufirin me hapësirën, por do të jetë mjaftueshëm lart sa të duket harku i planetit dhe ngjyra e errët e hapësirës.

Veç kësaj kompanie, Sierra Space dhe Heremeus po punojnë për të njëjtën gjë, si edhe kompania kineze Space Transportation që po ndërton një “raketë me krahë” për turizmin hapësinor dhe transportin ndërqytetas.

Nëse këto mjete ajrore do të jenë të disponueshme për fluturimet komerciale, do të ndryshojnë tërësisht atë që kemi përdorur deri më tani. Do të jenë më të vogla, pa dritare dhe janë krijuar për të reduktuar zhurmën, edhe pse do u duhet që të fluturojnë mbi oqeane për të pakësuar zhurmën që përçohet në tokë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një vit pas sulmit të Hamasit në Izrael, të afërmit vazhdojnë të vajtojnë për të dashurit e tyre

Story i radhës

Kombëtarja zhvillon seancën e radhës stërvitore

Të fundit nga

Dronët godasin ndërtesa të larta në Kazan të Rusisë

Dronët kanë goditur ndërtesa të larta banimi në Kazan, kryeqytetin e republikës Tatarstan të Rusisë, gjatë një vale sulmesh që e kanë detyruar aeroportin e qytetit t’i pezullojë fluturimet përkohësisht. Shërbimi Tatar-Bashkir
ShkoLartë