Ushtria ukrainase ka arritur të filmojë një moment të pazakontë të dy ushtarëve rusë.
Derisa ukrainasit po u hidhnin bomba nga droni, dy ushtarë rusë që ishin futur në istikame shihen duke u grushtuar mes vete.
E mjaftoi ky veprim që Kievi të tallet me ushtrinë e Vladimir Putinit, të cilët me sa duket kanë shkuar në fushëbetejë që rrahen mes vete.
Nuk dihet arsyeja se pse njëri nga ushtarët rus e godet bashkëluftëtarin e vet, por gjykuar nga pamjet duket se derisa po qëllonte me pushkë automatike për pak sa nuk e godet kolegun e tij.
Kjo nuk është hera e parë që ushtarët e Putinit janë filmuar duke u rrahur mes vete nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Madje është raportuar se shumë prej tyre kanë shkëmbyer zjarr në disa raste, ku pas shumë gotave me alkool morën pushkët dhe filluan të gjuajnë në njëri-tjetrin.