Në rrjet para pak ditësh bëri bujë një video në të cilën shfaqen duke ndarë të njëjtin krevat, fermerët Lim Hoti dhe Alba Pollozhani.
Ky moment intim mes tyre është nënkuptuar se ata kanë përjetuar diçka më shumë se puthje apo prekje fizike me njëri-tjetrin.
Mirëpo pas këtij momenti që bëri xhiron e rrjetit, Alba u shpreh se e gjithë skena është keqkuptuar sepse fermerët nuk kanë patur asgjë mes tyre.
Sakakq, ditën e sotme ata janë parë sërish pranë njëri-tjetrit madje në një moment më intim.
Teksa Alba po bënte dush me bikini, Limi nga ana tjetër shfaqet teksa zhvishet dhe bëhet gati t’i afrohet.
Nën ritmin e muzikës “I See Red”, Alba vijon me performancën e saj sensuale në dush kur papritmas surprizohet nga prezenca e Limit.
Ai i afrohet dhe qëndron pas saj. Ndërkohë që së bashku vijojnë të qeshin.
Kjo video e postuar ditën e sotme, shton akoma më shumë dyshimet se mes Albës dhe Limit ekziston një lloj romance.
Por kjo gjë akoma nuk është konfirmuar nga dyshja në fjalë.
Burimi: botasot.info