Kreu i SPAK Arben Kraja dha sot detaje për operacionin antidrogë, ku u zbulua kokainë në thasët me pleh kimik.
“Kemi bashkëpunuar me policinë malazeze. Për t’u vlerësuar qëndrueshmëria e hetimit për t’i shkuar deri në fund”, tha Kraja.
Prokurori i çështjes dha më tej detaje konkrete.
Kemi regjistruar që në fund të korriku veprën penale për trafik të lëndëve narkotike. Ky procedim është hetuar në bashkëpunim të ngushtë me policinë e shtetit, BKH dhe disa agjenci të huaja ndërkombëtare dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet malazeze të drejtësisë.
Ekzistonin të dhëna se në maj 2022 në portin e Kolumbisë ishite ngarkuar një ngarkesë me pleh kimik, që do të shkonte në Pire Greqi dhe më pas në Mal të Zi i porositur nga një shtetas shqiptar.
Kanë vijuar hetimet dhe nga verifikimi që kanë bërë autoritetet shqiptare rezultoi se porositës i mallit ishte një shtetas shqiptar që kishte hapur një aktivitet tregtar në Shqipëri në 2022.
Pasi sasia me pleh ka mbërritur në Shqipëri janë kryer veprimet doganore.
U pa e udhës që të mos ndaleshin vetëm te porositësi, por dhe të organizatorët, bashkëpunëtorët. Nga ana e GJKKO janë autorizuar dhe janë pranuar kërkesat tona për arrestimin e 4 persona.
10 masa sigurimi janë ekzekutuar dhe 14 për kontrolle.
Janë sekuestruar 15 mijë euro, 3 automatik, 3 pistoleta, 108 fishekë, 18 aparate celularë, 5 automjete, 20 paleta me 24 ton pleh artificial, brenda të cilit 430 kg kokainë, me vlerë 40 mln euro.