nga kapiten i te rinjve te serbise te lojtar i kosoves rikthehet ne vemendje vendimi historik i arton zekajt per te perfaqesuar dardanet 68dcf8908b87d

Nga kapiten i të rinjve të Serbisë te lojtar i Kosovës, rikthehet në vëmendje vendimi historik i Arton Zekajt për të përfaqësuar “Dardanët”

October 1, 2025
1 minut lexim

Gjashtë vite më parë, Arton Zekaj, kapiteni i ekipit të të rinjve të Serbisë, vendosi të ndryshojë fanellën dhe të luajë për vendin e tij të origjinës, Kosovën.

Një vendim që u prit me shumë polemika dhe tensione mes federatave, duke shkuar deri në ndërhyrje në nivelin e FIFA-s.

Në fillim të këtij viti, Zekaj u largua nga klubi i Hisperanges në Luksemburg dhe që atëherë nuk ka qenë pjesë e ndonjë skuadre tjetër.

Portali serb, Kurir.rs, ka rikthyer në vëmendje këtë rast në prag të ndeshjes Serbi-Shqipëri në 11 tetor.

Në një intervistë të vitit 2018 dhënë për Kurir, Zekaj shpjegoi se arsyeja kryesore e ndërrimit të kombëtares ishte mungesa e përkrahjes nga Federata Serbe e Futbollit. Ai theksoi se dëshiron të luajë për ekipin që e do më shumë dhe ku ndihet i pranuar.

“Do të luaj për ata që më duan më shumë,” tha ai, duke reflektuar një histori që përfshin politika, identitet dhe sfida të mëdha personale.

Nw artikullin e publikuar nga portali serb, Kosova vijon të quhet e “ashtuquajtura”, duke treguar nivel të ulët respekti dhe seriozitet, pavarësisht se Kosova është njohur nga FIFA dhe UEFA, duke marrë pjesë rregullisht në kompeticionet europiane dhe ndërkombëtare prej vitesh.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump terheq kandidaturen per te drejtuar agjencine amerikane te te dhenave te punesimit 68dcf7d351088
Lajmi i mëparshëm

​Trump tërheq kandidaturën për të drejtuar agjencinë amerikane të të dhënave të punësimit

nuk pati nje gjyq te drejte avokati i babis anagnostopoulos kerkon apel per denimin me burgim te perjetshem pas vrasjes makabre te partneres 68dcf98512458
Lajmi i radhës

“Nuk pati një gjyq të drejtë”/ Avokati i Babis Anagnostopoulos kërkon apel për dënimin me burgim të përjetshëm pas vrasjes makabre të partneres

Të fundit nga

ShkoLartë