Nga java e ardhshme pritet rënie të temperaturave ditore

March 14, 2025
1 minut lexim

Do të fryjë erë mesatare, vende vende e fortë nga jugu (mbi 60 km/h). Temperatura minimale do të lëviz në interval prej 4 deri 9, ndërsa ajo maksimale prej 19 deri 27 gradë.

Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga jugu. Temperatura minimale do të ulet deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 27 gradë.

Edhe të shtunën do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe i ngrohtë me erë të fortë jugore (mbi 60 km/h). Të dielën lokalisht, ndërsa të hënën në shumë vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, njoftojnë nga DPHM.

Të martën priten reshje lokale shiu, ndërsa në male borë. Do të fryjë erë e fortë nga veriu dhe temperaturat ditore do të ulen prej 7 deri 10 gradë.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Putin u pajtua me propozimin e SHBA-së për armëpushim në Ukrainë, vjen reagimi nga Zelenskyj

Story i radhës

Festimet për Ditën e Verës, kreu i PD, Berisha vizitë sot në Elbasan

Të fundit nga

Kështu e sheh Skoda të ardhmen e garave

Divizioni Skoda Motorsport prezanton versionin më të fundit të konceptit të garave tërësisht elektrike Enyaq RS Race, i cili mishëron shkrirjen e një tradite të pasur garash me të ardhmen e lëvizshmërisë
sqmken
ShkoLartë