Pas përfundimit të tenderëve për furnizim me energjië elektrike nga furnizuesi universal EVN Home dhe për prokurimin e humbjeve në MEPSO dhe Elektrodistribuimi, çmimi i ri i energjisë elektrike për amvisëritë do të dihet për rreth dy javë, gjegjësisht nëse dhe sa do të ketë rritje në fatura.
“Kur ti kemi rezultatet nga këto tre tendërë kompanitë do të japin ofertë deri tek komisioni rregullatorë dhe në bazë të shpenzimeve të cilat I kanë ne do të marrim vendim.Së pari të shohim se cfarë cmimi EMV do ti ofrojë EVN homë, për momentin ai cmim është 48 eur për megavat orë, cmim I cili është më I ulët se sa cmimi real I EMV-së. Mbetet për t’u parë se sa do të jetë shpenzimet e humbjeve,sa do të jetë çmimi në bursë i HUPEX, i cili aktualisht është rreth 400 euro për megavat-orë dhe me çfarë çmimi EMV do të mund t’i shesë furnizuesit universal”, u shpreh kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Sa u përket çmimeve të derivateve të naftës Bislimovski paralajmëroi Ulje të dizellit dhe benzinës eurosuper 98 prej 1 denar e gjysmë I cili tani do të kushtojë 78 denarë ndërsa eurospuer 95 do të ulër prej 1 denarë dhe do të kushtojë 76,5 denarë.
“Gjatë dy-tre javëve të fundit, para së gjithash për shkak të rënies së çmimit të derivateve të naftës në bursat botërore, si dhe uljes së kursit të dollarit, RKE ka ulur çmimin e naftës për më shumë se 30 denarë. Ky trend vazhdon edhe sot. Edhe sot do të ketë ulje të çmimit të dizellit.Gjithqka që ndodh në bursat botërore ne e reflektojmë në vendimet tona ndonjërë rriten dhe patjetër e kemi që të rrisim cmimet ndërsa tani kemi ulje dhe I zvogëlojmë cmimet”, theksoi Bislimovski.
Këto komente Bislimovski I bëri gjatë prezantimit të raportit nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ky për të pestën herë me radhë Komisioni Rregullator i Maqedonisë u zgjodh si jë ndër komisionet më të mira në rajon.