Kryeraportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, Peter Beyer ka zbardhur përmes një postimi vizitën tre ditore në vendin tonë.
Ai thekson se fokusi i vizitave ishte në dy pika, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe situata në Partinë Demokratike.
Sa i përket anëtarësimit në BE, Beyer theksoi se Shqipëria nuk duhet të jetë viktimë e bllokadës të turpshme të Bullgarisë dhe se duhet të ftohet në konferencën e ardhshme ndërqeveritare.
Në lidhje me situatën në PD, reporteri theksoi se Shqipërisë i duhet një opozitë e bashkuar dhe e fortë.
Zyrtari i lartë i Bundestagut e bëri të qartë pozicionin e vështirë që PD do të ketë në arenën ndërkombëtare me Sali Berishën në krye, duke dhënë mesazh mjaft të qartë se nuk ka bashkëpunime me persona të shpallur ‘non grata’.
Postimi i plotë:
Kam tre ditë që jam në Tiranë/ Shqipëri për bisedime të larta politike. Fokusi ishte në dy tema:
Antarësimi i Shqipërisë në BE :
Shqipëria nuk duhet të jetë viktimë e bllokadës të turpshme të Bullgarisë. Shqipëria tani duhet të ftohet në konferencën e ardhshme ndërqeveritare si hapi i ardhshëm konkret në procesin e pranimit në BE.
Situata e Partisë Demokratike, PD:
Demokracisë parlamentare të Shqipërisë i duhet një opozitë e bashkuar, e fortë. Agjendat personale të individëve nuk duhet të luajnë rol jashtë përgjegjësisë për vendin. Është e qartë se çdo lloj bashkëpunimi me një “persona non grata” si kombëtarisht ashtu edhe ndërkombëtarisht është i ndaluar që në fillim. Ky është një pozicion i përbashkët, i pakontestueshëm që ne e përfaqësojmë rreptësisht në unison me miqtë tanë në SHBA .