nga gjermania drejt kosoves shoferi i autobusit kapet ne kufi me 63 mije euro te padeklaruara 6a81bfd76d368

Nga Gjermania drejt Kosovës, shoferi i autobusit kapet në kufi me 63 mijë euro të padeklaruara

August 16, 2026
1 minut lexim

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara në pikën e kalimit kufitar në Merdare.

Sipas Doganës, zyrtarët kanë kryer kontrolle të detajuara të autobusëve që hynin në territorin e Kosovës, me ç’rast kanë kontrolluar edhe një autobus që qarkullonte në relacionin Gjermani–Kosovë.

Gjatë kontrollit, paratë janë gjetur të fshehura në bagazhin personal të drejtuesit të autobusit.

“Mjetet monetare janë ndaluar, ndërsa rasti është iniciuar për trajtim të mëtejmë në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana e Kosovës ka rikujtuar udhëtarët se bartja e shumave të parave përtej kufirit duhet të deklarohet, në përputhje me kërkesat ligjore.

Ndërkohë, sipas njoftimit, kontrollet e shtuara në pikat kufitare do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të bartjes së paligjshme të parave dhe formave të tjera të kriminalitetit ndërkufitar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bdi ministrja janevska sulmon badenterin dhe marreveshjen e ohrit 6a81a94de4040
Lajmi i mëparshëm

BDI: Ministrja Janevska sulmon Badenterin dhe Marrëveshjen e Ohrit

papa leo ben thirrje per ndalimin e dhunes kunder palestinezeve ne bregun perendimor 6a81c0b1d5342
Lajmi i radhës

Papa Leo bën thirrje për ndalimin e dhunës kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor

Të fundit nga

Bullgaria ktheu 11.6 ton speca përcjell

Autoritetet bullgare kanë kthyer një ngarkesë prej 11.6 tonësh speca të freskët në Maqedoni, pasi testet laboratorike treguan praninë e pesticidit formetanat mbi nivelin e lejuar. Ngarkesa nuk u lëshua për shitje
ShkoLartë