nga eksperienca ne big brother te lidhja me mateon brikena ne goca dhe gra jam gjithmone ne prezencen e tij 69fe74e5d1191

Nga eksperienca në Big Brother te lidhja me Mateon, Brikena në “Goca dhe Gra”: Jam gjithmonë në prezencën e tij

May 9, 2026
1 minut lexim

Brikena Selmani ishte këtë mbrëmje e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother.

“Më ka ardhur keq që kam dalë para Rogertit, sepse kam menduar se e mira në fund fiton. Por kur dola jashtë kuptova se publiku më ka mirëpritur njësoj si të isha finaliste”, tha ajo.

“Pavarësisht pamjes dhe veshjes time, kam treguar se jam ky person dhe se veshja nuk e bën njeriun. Nuk ka asgjë të keqe nëse kërcen, apo vishesh, unë kam dashur të tregoj karakterin tim dhe jo atë Brikenën e lazdruar”, shtoi Brikena.

Brikena ka treguar edhe për raportin e dashurisë me Mateon, që tashmë po e shijojnë jashtë shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.

“Kur vi në Tiranë, jam në prezencë të Mateos. Ndihem shumë mirë me Mateon dhe shpresoj më të mirën dhe të mos ndahemi, nuk do doja ta mendoja fare ndarjen me të”, u shpreh Brikena.

“Kam pasur shumë oferta pas Big… ndoshta mund të më shihni në televizion”, tha Brikena pa zbuluar detaje të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shba sekuestron uranium te pasuruar nga reaktori venezuelian 69fe7381ad54a
Lajmi i mëparshëm

SHBA sekuestron uranium të pasuruar nga reaktori venezuelian

Të fundit nga

ShkoLartë